Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se vijon me intensitet puna për rehabilitimin e plotë të spitalit të Mirditës, ku janë drejt përfundimit shërbimet e Kirurgjisë dhe Radiologjisë.

 

“Pas ndërtimit të spitalit të Kurbinit, maternitetit të Lezhës dhe investimit që do të ketë këtë vit korpusi qendror i spitalit të Lezhës, me rindërtimin e spitalit të Mirditës, plotësohen investimet spitalore në qarkun Lezhë”, u shpreh ajo në rrjetet sociale.

Rikonstruksioni i spitalit të Lezhës do të përmirësojë radikalisht shërbimet e urgjencës, patologjisë, pediatrisë dhe një seri shërbimesh që janë brenda korpusit qendror të këtij spitali, ndërkohë që me përfundimin e spitaleve të tjerë, qarku i Lezhës do të ketë standarde shumë herë më të mira në kujdesin shëndetësor.