28-vjeçarja që u dhunua dhe u mbajt peng nga i dashuri i saj Gleard Gusholli, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar.
E reja thotë së Gleard Gusholli e kishte dhunuar edhe më parë, gjatë kohës kur qëndronin në Gjermani. Çifti ishte njohur rreth 1 vit e gjysmë më parë dhe kishin qëndruar bashkë edhe në Gjermani, aty ku 28-vjeçarja jetonte e punonte si infermiere.
Vajza rrëfen se dhe në Gjermani, 31-vjeçari e kishte dhunuar dhe se familja e saj e kishte përzënë nga shtëpia.
Por ajo thotë së ishte ribashkuar me Gushollin dhe kishin vendosur të ndërtonin jetën në Shqipëri. Do të mjaftonte vetëm një javë bashkëjetesë që ky i fundit ta mbyllte në shtëpi dhe ta dhunonte në mënyrë barbare.
Një nga momentet më dramatike që e reja tregon është kur 31-vjeçari i fuste 4 gishtat në grykë deri në fund duke tentuar ta vrasë.
E dhunuara: Unë kam ardhur më datë 1 Prill për të bashkëjetuar me Gleardin. Java e parë ka kaluar mirë, nuk jemi zënë, kemi sistemuar shtëpinë tonë. Javën e dytë kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy. Më ka kërcënuar, ‘do të hedh në lumë, do marr kushëririn tim tani në telefon, do të të hedh në lumë. S’do të të nxjerr nga shtëpia’. Unë vetë kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me shkelma, me grushta në kokë, në fytyrë në trup. Më gjuante me një shkop që ishte me gozhda. Më gjuante në gjithë trupin, më nxirrte thikën, ma mbante te trupi, te këmba… ma mbante dhe më thonte që unë do ta çaj barkun. I lutesha, i thoja ‘ma hap derën dhe nuk më do, nuk më do në rregull, vetëm ma hap këtë derë që të dal nga kjo shtëpia’. Ai donte me u hakmarrë tek unë, ky ka qenë plani i tij.
-Po përse?
E dhunuara: Sepse ne kemi qenë 3 muaj të ndarë dhe në Gjermani ka filluar gjithë kjo dhunë. Prindërit e mi e kanë marrë vesh që ushtronte dhunë ndaj meje dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia në Gjermani.
Prej sa kohësh njiheshit?
E dhunuara: Ne njiheshim prej gati 1 viti e gjysmë. Në Gjermani më ka dhunuar, nuk e kam denoncuar, as unë as familja ime. Ky tani prej xhelozisë, sepse kemi qenë 3 muaj të ndarë, donte të hakmerrej. Ma merrte telefonin s’ma jepte, nuk ma hapte derën për të dalë. Nuk kontaktoja dot asnjeri.
Po në Gjermani bashkëjetonit?
E dhunuara: 1 muaj e gjysmë kemi bashkëjetuar dhe pastaj prindërit e mi e nxorrën nga shtëpia, i thanë merr gjërat dhe dil nga shtëpia.
-Ai ishte vetëm në kohën që keni qëndruar me të në apartamentin në Tiranë dhe a kanë ushtruar dhunë persona të tjerë ndaj jush?
E dhunuara: Personat të tjerë nuk kanë ndikuar në këtë dhunë, por e di që fliste në telefon, dilte në ballkon dhe fliste në telefon. Shkruante mesazhe, më kërcënonte që do vijë shoku im tani, do të bëjmë të pamundurën që të të torturojmë, do të të vdes, do të të hedh në lumë.
-Kush ju solli në spital?
E dhunuara: Në spital, herën e fundit u zumë sepse e pyeta përse nuk i lejohet atij të hyjë në Gjermani. Ai këtë gjë nuk e dinte, kështu më thoshte mua, që nuk e di këtë gjë dhe akuzonte dhe prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar. Ne nuk kemi bërë as denoncim atëherë asgjë, dhe në këtë moment ai merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë të lutem më gjej një avokat në Gjermani, që të marr vesh pse nuk më lejohet të futen në këtë vend. Në atë moment ajo thoshte disa herë që të lutem mos u zini sepse e merrte vesh që unë bërtisja. Sa herë bërtisja unë, ai e fikte telefonin, më gjuante, më godiste. Më thoshte do të vras. Ndërkohë folën prapë në telefon dhe aty i kërkova ndihmë, kjo ishte e fundit që unë mund të bëja, edhe pse e dija që ai ndoshta mund të më vriste mua. Por kërkova ndihmë i thashë të lutem Olta hajde më ndihmo. E fiku telefonin, në atë kohë, më fuste 4 gishtat në grykë deri në fund dhe me ma marrë shpirtin. Në atë moment unë e dija që ok po vdes, tani po jap avash-avash shpirt.