Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, pas takimit të zhvilluar me shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it, Audrey Glover, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Berisha tha se bëhet fjalë për një takim informues për zgjedhjet lokale.
“PD e vendosur për të çuar përpara procesin elektoral. Mendoj se zonja Glover ishte në një takim për tu informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD, të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne paraqitëm të gjithë problematikën”, tha ish-kryeministri.
Takimi nisi që prej orës 13:00. Më herët gjatë ditës së sotme Audrey Glover takoi edhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.