Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar pjesët e okupuara të rajonit ukrainas Kherson, sipas Kremlinit.

 

 

Thuhet se ai ka marrë pjesë në një takim të komandës ushtarake për të dëgjuar raporte nga komandantët ushtarakë.

 

Putin mendohet se ka vizituar gjithashtu rajonin e Luhanskut. Rusia aneksoi Kherson dhe Luhansk vitin e kaluar.

 

 

Udhëtime të tilla të liderit rus janë të rralla, megjithëse ai bëri një vizitë të papritur në qytetin e Mariupolit në mars.

 

Nuk dihet se kur u zhvillua udhëtimi në Kherson, por mediat ruse raportuan se zoti Putin u interesua gjithashtu për situatën në rajonin e Zaporizhzhia, të cilin Moska e ka pretenduar gjithashtu si pjesë e Rusisë.

 

Ai citohet të ketë thënë në mbledhjen ushtarake në Kherson se megjithëse nuk donte t’i largonte ata nga detyrat e tyre, “është e rëndësishme për mua të dëgjoj mendimin tuaj se si po zhvillohet situata, t’ju dëgjoj, të shkëmbejmë informacione”.

 

Trupat ruse u tërhoqën nga qyteti i Khersonit në fund të vitit të kaluar , duke humbur të vetmin kryeqytet rajonal që kishte arritur të kapte që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.

 

Megjithatë, një pjesë e rajonit mbetet nën kontrollin rus.