Specialistë të EOD vazhdojnë inspektimin e ish-vendeve të depozitimit të municioneve në të gjithë vendin.

 

Në një postim në rrjete sociale, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi se siguria është prioritet i Forcave të Armatosura.

 

“Siguria në komunitet është arsyeja pse ekipi ynë i specialistëve të EOD, prej një muaji është duke inspektuar me përpikëri ish-vendet e depozitimit të municioneve në të gjithë vendin për t’u siguruar që ato janë të hermetizuara, e larg aksesit të padëshirueshëm”, u shpreh Peleshi.

 

“Vlerësim maksimal për përkushtimin dhe angazhimin e tyre për të mbajtur komunitetet tona të mbrojtura. Siguria nuk është vetëm një prioritet, është një përgjegjësi që Forcat e Armatosura e mbajnë mbi supet e tyre duke ofruar garanci të plotë”, shkruan Peleshi.