Tre efektivë të Policisë së Kosovës mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së hënës në zonën e Mitrovicës.

 

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja është shënuar pranë një kryqëzimi në veri të Mitrovicës, ku një i ri që udhëtonte me shpejtësi nuk ka respektuar rregullat e kodit rrugor dhe hyri me shpejtësi të madhe, duke përplasur makinën e efektivëve në detyrë.

 

 

Policët u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në komisariat për të verifikuar nëse ka qenë i dehur në momentin e aksidentit.