Arrestohet një 30-vjeçar në Tiranë pasi ka dhunuar babain e tij. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. G., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

 

Po kështu ka nisur procedimi penal për vëllanë e tij, shtetasin Xh. G., 24 vjeç, i cili e ka goditur me grusht.

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 është arrestuar shtetasi A. I., 49 vjeç, banues në Kodër Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.