Megjithëse familja e tyre e bukur ishte përgatitur që në jetë të vinin binjakët, djali nuk ia doli dot. Georgina Rodriguez solli në jetë vetëm të voglën Bella Esmeralda, ndërsa u shprehën të pikëlluar për humbjen e vogëlushit që e quajtën Angel.

 

Sot, Bella Esmeralda, të cilën e kanë cilësuar si “rrezja e tyre e shpresës” që i ndihmoi të vazhdonin përpara, feston ditëlindjen e parë.

Futbollisti ka ndarë në profilin e tij në Instagram një foto me të bijën, që duket se i ngjan shumë atij.

 

“Gëzuar vitin e parë të jetës dashuria ime! Babi të do shumë”- shkruan ai krahas fotos.