Gjigandi Twitter do të prezantojë etiketa të reja që informojnë përdoruesit për natyrën problematike të disa cicërimave.

 

Vullneti i rrjetit social të drejtuar nga Elon Musk është të zvogëlojë dukshmërinë e përmbajtjeve të tilla, pa i censuruar apo eliminuar ato fare, një mënyrë për të rritur transparencën e platformës, edhe në favor të investitorëve.

 

Kjo nuk është një risi e vërtetë, duke qenë se Twitter tashmë kufizon shfaqjen e tweet-eve që janë në kundërshtim me rregullat, por është një mënyrë për të sqaruar më mirë disa procese.

 

Etiketa është në fakt një menu e klikueshme e cila, kur hapet, do të shpjegojë arsyet e kufizimeve. Ekipi i Twitter, i reduktuar në mënyrë drastike pas shkarkimit të adminit të ri Elon Musk që nga ardhja e tij në vitin 2022, do të fillojë të nxjerrë në pah postimet që përdorin gjuhë fyese, si ndaj përdoruesve të tjerë, ashtu edhe në përgjithësi.

 

Gjatë muajve të ardhshëm do të aplikohen “filtra” të tjerë, të cilët do të mundësojnë identifikimin e përmbajtjeve të mëtejshme të papërshtatshme, duke përfshirë foto dhe video.