Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një dalje për mediat u pyet nga gazetarët se përse nuk u vendos emri i tij në fletën e votimit si kryetar i partisë që drejton koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

 

Meta u shpreh se nuk ka rëndësi se çfarë vendos KQZ, pasi sipas tij kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të votohen.

 

 “Së pari, demokratët e dinë shumë mirë se s’do kishte qenë e lehtë për ta në 2005 nëse s’do ishte LSI, ata e dinë rëndësinë e asaj partie në atë rotacion historik.

 

Demokratët e dinë se nuk e ka lënë Meta PD-në dhe opozitën pa këshilltar, s’ja ka dhuruar Meta pushtetin lokal Ramës. Përkundrazi, qëndrova vetëm si President përballë tij. Demokratët e dinë mirë se kush ishte ai palaço që nuk e regjistroi në KQZ, sepse nuk e linte Rama. Janë pikërisht këta që i shërbejnë Ramës sepse jo vetëm demokratët e shumë parti të tjera që janë në mbështetje tanët, gjithashtu dhe socialistët e zhgënjyer që do i ndëshkojnë me votën e tyre Rilindjen më 14 maj. S’ka interes së çfarë vendos KQZ, të gjithë e dijnë shumë mirë dhe Rama dhe ramarucët nuk i shmangen dot së vërtetës. Në Tiranë do fitojë Belind Këllici, s’ka tjetër, po pati le t’i dalë përballë. Përballë Carës është dikush? Në Elbasan po ashtu është Luçiano Boçi.  Në Tiranë ja ku e kemi listën, s’është këtu, as Berisha as Meta është Ilir Alihmehmeti, ja kush është.”- tha Meta.