Sipas raportimeve të medies spanjolle “AS”, ndryshe nga sa pretendon presidenti i katalanasve, Laporta, UEFA mund të vendosë të anashkalojë Komitetin për të sanksionuar menjëherë klubin “blaugrana” dhe për ta përjashtuar atë nga edicioni i ardhshëm i Champions League.
Pak ditë më parë vetë Ceferin e kishte cilësuar situatën si “një nga më të rëndat që kam parë ndonjëherë në futboll”.
Ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga UEFA, situata për Barcelonën nuk duket aspak pozitive./ SuperSport