Policia e Spanjës ka shpërbërë një bandë të trafikut të drogës, në jug perëndim të Spanjës që dyshohet se furnizonte disa shtete evropiane me kokainë dhe hashash.
”Shtatë tonë drogë u sekuestruan dhe 50 persona u arrestuan gjatë operacioneve të ndryshme”, raportoi ”Guardia Civil”.
Operacioni i titulluar “Kalaja” nisi vitin e kaluar dhe përfshiu bashkëpunimin e autoriteteve të sigurisë së Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Portugalisë dhe Europolit.
Banda tregtonte lëndë narkotike që vinin nga Maroku dhe Amerika Latina në pjesën më të madhe të Evropës dhe kishin vendndodhje në provincat Huelva dhe Cadiz, por gjithashtu edhe në Portugali dhe ishujt Kanarie.
Në total u konfiskuan gati dy tonë kokainë dhe 4,8 tonë hashash.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy skafe, gjashtë automjete, pajisje elektronike dhe një sasi e madhe mjetesh komunikimi.