Në mbledhjen e kryesisë së PD, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi ndër të tjera reagimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha, për çështjen e McGonigal.

 

Berisha tha se Basha bëri një reagim 4 rreshta ku nuk guxoi që ta përmendte Ramën dhe as e McGonigal.

 

“Rama u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Basha. Njeriu që të thotë ja viktima e një komploti jo nuk çeli gojën, bëri një shënim dje me 4 rreshta ku nuk guxoi që ta përmendte Ramën dhe le më Gongial, si ishte e nesërmja na pret”-tha Berisha.

 

Në një status në “Twitter”, Basha tha:“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”.