Fëmijët e dy policëve të vrarë në detyrë, Shkëlzen Dobrushit dhe Roland Likajt, të shoqëruar nga familjarë dhe të afërm të tyre, kryeministri Edi Rama i priti në zyrë. Çdo muaj, Dajlan dhe Denada Dobrushi, Sonja Likaj do të përfitojnë një pension mujor deri në 150% të pagës së prindit deri kur ata të përfundojnë shkollën apo universitetin.

 

‘Kështu që menduam ta bëjmë plus pagë domethënë jo thjesht sa paga por plus në mënyrë që të paktën nga pikëpamja ekonomike të mos kenë asnjë shqetësim për fëmijët dhe asnjë mungesë. Ndërsa përsa i përket pjesës së arsimit pastaj, ato janë ekstra.’- tha Rama.

 

 

Nëna e njërit fëmijë shprehet e lumtur që të vegjëlve iu jepet kjo mundësi në mungesë të babait..

 

‘Një ndihmë shumë e madhe. Nuk e besoja. Kur dikush më tha qe do bësh këto dokumente, fluturoja nga gëzimi. Kemi ardhur me shumë gëzim. Ajo dora që është aty.’- tha nëna e një prej fëmijëve.

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu njoftoi edhe ndihmën që iu është dhënë fëmijët te ish kryekomisarit të vrarë në detyrë, Artan Cuku

 

“Është bërë funksionale. Janari i ka gjetur me përfitimet e statusit”, ministrja Manastirliu.

 

Paketa e mbështetjes për fëmijët në përkujdesje të Republikës, ja çfarë përfitojnë fëmijët:

 

- 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,

- 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;

- 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë ;

- 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;

- 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Pas 15 fëmijëve të parë që përfituan këtë status të veçantë, sot, pas aplikimeve të reja dhe shqyrtimit të dosjeve në fazën e dytë, iu akordua statusi “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” 2 fëmijëve të tjerë, duke nderuar aktin sublim të prindërve të tyre, të cilët sakrifikuan jetën në krye të detyrës, për mbrojtjen e jetëve të tjera..