Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e ankimit të PD për përjashtimin nga zgjedhjet te kandidatit të PS në Mallakaster, Qerim Ismailaj.

 

 

Kandidati për Kryetar Bashkie në Mallakastër në radhët e Partisë Socialiste u dërgua nga KQZ për hetim të thelluar në prokurori.

 

PD denoncoi se KQZ ka shkelur ligjin e dekriminalizmit dhe nuk duhet ta regjistronte Ismailajn si kandidat për kryetar bashkie, pasi ai është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.