Divjaka është bashkia e parë në qarkun e Fierit ku kryetari i ri merr zyrtarisht detyrën, së bashku me këshilltarët vendorë, dalë nga zgjedhjet e 3 javëve më parë.

 

“Falënderim për të gjithë anëtarët e zgjedhur të këshillit bashkiak, do të jem një kryetar i të gjithë banorëve. Edukimi dhe bujqësia pikat kyçe”, tha ai.  

Në fjalën e tij të parë si njeriu i parë i Divakës, Gorreja premtoi ndryshimin e mentalitetit të të rinjve për të mos u larguar nga vendi.

 

“Duhet të fokusohemi te eksodi i të rinjve, do te jete një nga drejtimet kryesore”, tha ai.

 

Në ceremoninë e marrjes të mandatit ishin të pranishëm Taulant Balla, drejtuesi politik i qarkut Fier, prefekti Lefter Shehaj, Kokoneshi i cili drejtoi bashkinë Divjakë për 3 mandate, por vihej re mungesa e Erion Braces i cili propozoi si kandidat Gorrejan, i cili në 14 maj kandidoi përballë kandidatit të koalicionit BF Aurel Malko.