Bashkimi Evropian nënshkroi sot aktin ligjor, me të cilin Kosova hyn në listën e shteteve, të cilave nuk iu nevojitet viza hyrëse për në Bashkimin Evropian.

 

Pas ceremonisë së nënshkrimit, eurodeputeti evropian, njëherësh raportuesi për Kosovën në cështjen e vizave, Thijs Reuten u shpreh se me këtë vendim padrejtësisë ndaj Kosovës i vjen fundi.

 

“Kosova ka punuar shumë për t’i plotësuar gjitha kushtet për liberalizim të vizave para shumë vitesh”, tha ai.

 

Ndërkaq, zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do ta afrojë Kosovën më afër Bashkimit Evropian.

 

Ndryshe, dje Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka quajtur hap të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë, por edhe Evropën. /KosovaPress/