Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Plirëz të Poliçan me pasojë vdekjen e një 15- vjeçari.

 

 

Viktima është Afisaldo Zylyftari, ndërsa janë plagosur Françesko Zylyftari dhe dy vajza 14 dhe 16 vjeçe.

 

Berat/Informacion paraprak

 

 

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.