Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian për tremujorin e parë të këtij viti zënë 59.3 % të gjithë tregtisë.
Referuar raportit për tregtinë e jashtme, në periudhën janar – mars 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73.6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50.9 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 29.5 %, Turqia me 7.4 %, Kina me 6.8 % dhe Greqia me 6.8 %.
Gjatë këtij tremujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Kosova me 2.5 %, Greqia me 66.4 % dhe Maqedonia me 47.8 %.
Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është Italia me 8.5 %, Gjermania me 21.8 % dhe Kina me 49 %.
Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Kina me 28.3 %, Gjermania me 7.8 % dhe SHBA me 55.3 %.
Sipas INSTAT-it, ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 3.7 %, Turqia me 11,2 % dhe Greqia me 19 %.
Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 123 miliardë lekë, duke u rritur me 2.1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 miliardë lekë, duke u rritur me 0.4 %, krahasuar me një vit më parë./ATSH