Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin ekzekutimin e biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulajt. Manja e bëri këtë thirrje pas mbledhjes së qeverisë, ku i kërkoi organeve ligjzbatuese që të vënë para drejtësisë autorët e këtij krimi në të rëndë.

 

Një përgjigje e kishte edhe për kundërshtarët politikë, më konkretisht për ish-krueministrin Sali Berisha, i cili një ditë më parë drejtoi gishtin nga qeveria si autore të krimit. Berisha tha se Nikulaj, i cili ishte edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë nën siglën e PSD-së, ishte kundër kanididimit të Pjerin Ndreut. Por, këtu akuza Manja nuk i konsideron gjë tjetër veçse neveritëse. Sipas tij, Berisha po e përdor këtë ngjarje të rëndë për politikë.

"Shpreh ngushëllimet për familjarët dhe solidaritetin tim për këtë ngjarje. Jemi shqiptarë më pas jemi kundërshtarë politikë. Në rastin konkret duhet të bashkohemi në një kërkesë të zbardhjes së ngjarjes dhe vënies së autorëve para drejtësisë.

 

Kam neveri dhe përçmim. Janë të njëjtët njerëz që nxisin e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-s, ndjej vetëm neveri, por është momenti të ftoj organet ligj zbatuese që të zbardhin ngjarjen", tha Manja.