Ka dështuar seanca këtë të enjte seanca për incneneratorin e Elbasanit, ku shkak për shtyrën e saj është bërë mungesa e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos.
Gjykata e Posaçme ka konstatuar se e pandehura Zeqo nuk është gjetur në shtëpi as nga policia e Durrësit, oficerët e policisë gjyqësore të SPAK dhe se togat e zeza kanë thënë gjatë seancës se kjo e fundit po i fshihet drejtësisë.
Mësohet se Zeqo i kishte dërguar dy emaile Gjykatës ku i konfirmonte se ishte vënë në dijeni për seancën e sotme por kërkonte të përfaqësohej nga avokati i saj, Sajmir Vishaj.
Nga ana tjetër, prokurorët e SPAK Klodian Braho dhe Arben Kraja janë shprehur në seancë se nuk mund të konsiderohet e pranishme prezenca e Zeqos pasi ende nuk janë verifikuar emailet se janë të saj.
Po ashtu ajo nuk është gjetur në banesë nga policia dhe është kërkuar që Zeqo të shpallet në kërkim.
Sakaq seanca e radhë është caktuar më 5 maj.
Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Nga këta prapa hekurave qëndrojnë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri. Ndërsa në arrest shtëpie qëndrojnë Jonida Zeqo, Etleva Kondi e Serafin Papa. Në kërkim janë tre administratorët e inceneratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja.
Inceneratorët ishin projekte të ndërtuara me fondet e shtetit shqiptar, ndaj ishte buxheti që duhej të përballonte këto pagesa fiktive të përvetësuara nëpërmjet kësaj skeme. Rrjedhimisht, sipas SPAK, buxhetit të shtetit i është shkaktuar rreth 3.7 milionë Euro dëm./Panorama