Kriza klimatike pati ndikime “të frikshme” në Europë vitin e kaluar, ku valët e të nxehtit vranë më shumë se 20,000 njerëz dhe thatësira dëmtoi të korrat, ka zbuluat një raport i BE-së, shkruan The Guardian.

 

E vetmja mënyrë për të kufizuar dëmet në rritje të ngrohjes globale ishte shkurtimi i shpejtë i emetimeve të karbonit. Raporti, nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), tha se valët e të nxehtit kishin bërë që Europa të përjetonte verën më të nxehtë të regjistruar në vitin 2022.

Njerëzit në Evuopën Jugore duruan 70-100 ditë të nxehta, ku temperatura ishte të  paktën 32 gradë Celsius, duke llogaritur erën dhe faktorë të tjerë.

 

Në Britaninë e Madhe, temperaturat kaluan 40 gradë Celsius për herë të parë. Nxehtësia, plus reshjet e pakta, shkaktuan thatësirë ​​që preku më shumë se një të tretën e kontinentit në kulmin e saj, thuhet në raport, duke e bërë atë vitin më të thatë në histori.

 

Rrjedhja në pothuajse dy të tretat e lumenjve të Europës ishin më të ulëta se mesatarja. Temperaturat e larta nënkuptonin gjithashtu se emetimet e karbonit nga zjarret gjatë verës ishin më të lartat në 15 vitet e fundit.

 

Në përgjithësi, Europa përjetoi vitin e saj të dytë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura që u rritën me dyfishin e normës mesatare globale – më shpejt se në çdo kontinent tjetër.

 

Gjatë pesë viteve të fundit, temperatura mesatare ka qenë 2.2C më e lartë se në epokën para-industriale. Në një raport të publikuar të enjten, shtresat e akullit të Grenlandës dhe Antarktidës kishin filluar të shkriheshin çdo vit që nga fillimi i regjistrimeve të satelitëve polare në 1992. Shkrirja rrit nivelin e detit dhe përmbytjet bregdetare në të gjithë planetin.

 

Studimi, i botuar në revistën Earth System Science Data, zbuloi se humbën 7.6 tn ton akull midis 1992 dhe 2020. Shkencëtarët parashikojnë se nëse shtresat e akullit vazhdojnë të shkrihen me këtë ritëm, ato do të kontribuojnë midis 15 dhe 27 cm në rritjen e nivelit global të detit deri në vitin 2100.