Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Flamur Noka, ka zhvilluar sot një takim me anëtarë të PL-së dhe mbështetës të Rithemelimit.
Në një postim në rrjete sociale, Meta theksoi se takimi në Korçe bëhet i përbashkët për të koordinuar punën si koalicion “Bashkë Fitojmë”.
“Korça e meriton të drejtohet nga një zonjë e vërtetë si Prof.Ledina Aliolli dhe kështu do të ndodhë me zgjedhjet e 14 majit. Bashkë me drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë të Lirisë zhvilluam një takim të përbashkët për të intensifikuar punën e përbashkët për të siguruar një fitore bindëse, e cila ua kthen bashkinë të gjithë qytetarëve. Bashkë Fitojmë.”, shkruan Meta.