Ish-ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ish-ministrja po merret në pYetje në lidhje me çështjen e sterilizimit.

 

Denaj do të përgjigjet në lidhje me veprimet e Ministrisë së Financave në lidhje me koncesionin e sterilizimit që po hetohet nga SPAK.

 

Ajo është marrë në pyetja nga organi i akuzës në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen nën hetim.

 

Vitin e kaluar për këtë koncesion u pyet për rreth 8-orë në SPAK edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

 

Sterilizimi është një nga dosjet e para që u regjistrua në SPAK pas kallëzimit të “Nismës Thurje” në dhjetor të vitit 2019.