Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka folur për shkrirjen e Gjykatave të Apelit. Nga KLGJ, Llagami tha se hartimi i hartës së re gjyqësore nuk ishte i lehtë, por një proces që u mori tre vite dhe se qëllimi kryesor është rritja e shërbimit të cilësisë. Llagami u shpreh se me hartën e re gjyqësore synohet shërbim më i mirë për qytetarët.

 

KLGJ pavarësisht masave që mori me rritjen e kuotave për magjistratët e rinj, u pa e udhës që përveç këtyre masave duhej te merreshin masa edhe strukturore, pra harta e re gjyqësore. Ishte një tendencë që sot po shkojnë gjithë vendet e zhvilluara, rritjen e shërbimit të cilësisë që japin këto gjykata. Synojmë që të kemi gjykata më të mëdha, të profilizuara me gjyqatarë të mirë që do ndikojë tek cilësia e vendimmarrjes që do ketë impakt tek publiku.

 

Nuk ishte procesi i lehtë, na mori 3 vjet. Nuk ishte diçka e thjeshtë, pasi përballeshim çdo ditë me prioritete. Nuk do ishte bërë nëse ne s’do kishim edhe mbështetjen e partnerëve tanë. Me gjithë kundërshtitë dhe dilemat arritëm ta miratonim se e kuptuam që ishim në një rrugë pa kthim. Sot është koncept shërbimesh, nuk mund të diskutim për shërbime nëse nuk flasim për kosto dhe optimizim të burimeve njerëzore”, tha Llagami.