Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Facebook të Sheremet Sejdiut nga fshati Qirez i Skenderajt, derisa qëndronte i ulur pranë trupave të katër djemve të tij të vrarë 26 vjet më parë.

Ai shprehet se kjo fotografi që është realizuar nga fotoreporteri Hazir Reka ka mbetur e fiksuar në kujtesën e gjeneratave të kohës dhe do të mbetet edhe më e fiskuar në historinë e Kosovës.