Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim për korrupsion në zgjedhje.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Kristo Çollaku 41 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së votimit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje.

 

Arrestimi i tij është kryer nga Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’ në qendër të Bilishtit ndërsa është dërguar drejt Elbasanit për veprimet e mëtejshme të cilat u kryen nga komisariati i policisë së Elbasanit.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, ndaluan shtetasin K. Ç., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

Ai akuzohet “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga Komisariati i Policisë Elbasan”, tha policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.