Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në vitin 2021, për posedim të lëndëve narkotike dhe municion luftarak është arrestuar ditën e sotme në Elbasan.

 

 

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.B, banues në fshatin Valas të Elbasanit.

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Njoftimi i policisë:

 

Elbasan/ Vijon puna operacionale, e mbështetur nga inteligjenca informative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Mbante lëndë narkotike dhe municion luftarak, në një rast të goditur në vitin 2021, ndalohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim.

 

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, ato të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë kapur në Cërrik, Elbasan dhe kanë ndaluar shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Në një rast të goditur nga shërbimet e Policisë, në shtator të vitit 2021, u konstatua se shtetasi D. B., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.