Dy rumunët që u kapën me 118 kg drogë në Camper, do të dalin sot para Gjykatës së Korçës ku do t’u komunikohet masa e sigurisë.

 

 

 

Për dy shtetasit George Coman dhe Daniela Buturugaru do të zhvillohet seanca me dyer të mbyllura, ndërsa mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës për të filmuar. 2 shtetasit rumunë tentuan të trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.