Zëvendëskryeministri britanik Dominic Raab ka konfirmuar dorëheqjen nga detyra si numri dy i qeverisë dhe sekretar i drejtësisë.
Në një letër të gjatë, Raab “shumë i pakënaqur për rrethanat të cilat e detyraojnë të largohet”, ka dhënë dorëheqjen pak pasi Rishi Sunakut iu dorëzua një raport mbi akuzat për sjelljet e tij ngacmuese.
Raporti, i cili nuk është bërë ende publik, dhe një letër e gjatë dy faqesh drejtuar kryeministrit ngre si problematikë për largimin hetimin me të meta. Brenda letrës së dorëheqjes, Raab zbulon se avokati i lartë Adam Tolley mbështeti dy nga tetë akuzat kundër tij.
Ministri ishte shprehur më herët për mediet britanike se do të jepte dorëheqjen nëse ndonjë nga ankesat do të pranohej.
“Ndërsa ndihem i detyruar të pranoj rezultatin e hetimit, ai hodhi poshtë të gjitha, përveç dy prej pretendimeve të ngritura kundër meje. Unë gjithashtu besoj se dy gjetjet e tij negative janë të meta dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm për sjelljen e qeverisjes së mirë.
Së pari, ministrat duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë mbikëqyrje të drejtpërdrejtë në lidhje me zyrtarët e lartë mbi negociatat kritike të kryera në emër të popullit britanik, përndryshe parimi demokratik dhe kushtetues i përgjegjësisë ministrore do të humbasë”- shkruante Raab në letrën e sotme.