Zyra e kanalit "Al Mayadeen" me bazë në Liban u godit në sulmin ajror të kryer nga avionët luftarakë izraelitë në Dahiyeh, në jug të Bejrutit.

Siç raporton agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA, avionët luftarakë izraelitë mbrëmë kanë kryer 10 sulme ajrore në rajonin Dahiyeh dhe rrethinat e saj në jug të Bejrutit.

Në sulmet e katërta ajrore, blloqet e banimit të civilëve pranë zonës El-Laylaki u shënuan dhe u shkatërruan plotësisht dhe aty shpërtheu një zjarr.

Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar me dy raketa zyrën e kanalit "Al-Mayadeen" në një ndërtesë në zonën Al-Janah afër Dahiyeh.

Zyra u shkatërrua plotësisht dhe shpërtheu zjarr ndërsa menaxhmenti i kanalit televiziv e evakuoi zyrën para sulmit.

Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore në lokacione të ndryshme në dhe rreth rajonit Dahiyeh, por nuk është dhënë asnjë informacion nëse ka patur të vrarë apo të plagosur nga sulmet./aa