Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një interviste për mediat vendase, ka deklaruar se dita e 23 prillit, kur do të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe ditë e vështirë për popullin serb.

 

Gjatë fjalës së tij Vuçiç tha se kjo ditë do të jetë turpi i botës për Evropën dhe QUINT-in.

 

“Të dielën në veri të Kosovës do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe një ditë e vështirë për popullin serb, ditë në të cilën zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës për atë që organizuan. Ne kemi dhjetë vjet që marrim pjesë në zgjedhje dhe ju nuk e keni formuar Asociacionin. Do të jem shumë i hapur, ky është një turp për vendet e Quintpit. Do të bëjnë zgjedhje dhe do t’i pranojnë…“-u shpreh Vuçiç.

 

Presidenti i Serbisë njoftoi se nuk ka më asnjë kandidat serb në asnjërën nga komunat në veri, pasi Jabllanoviç hoqi dorë nga pjesëmarrja sot në zgjedhje.

 

“Janë kandidatët e Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, të cilët do të tërheqin votuesit që të arrijnë diku mbi katër për qind. Turp për të gjithë ata, gjithë Quinta, gjithë ata gënjeshtarë! – theksoi Vuçiç.