Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Devoll në afërsi të fshatit Ciflig. BalkanWeb mëson se ka ndërruar jetë një 16-vjeçar.

 

 

 

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kane mbetur te plagosur 2 persona drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri(vëllezër)të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës.

 

Aktualisht njëri prej tyre në gjendje të rendë.

 

Policia në vendngjarje po punon për shkaqet e aksidentit.