Mesditën e sotme është shënuar një aksident në lagjen 14, në Shkozet të Durrësit.

 

 

Një mjet ka përplasur një këmbësore, e cila është në gjendje të rëndë.

 

Policia bën me dije se ka ndaluar shoferin, i cili dyshohet se ka qenë duke ecur me shpejtësi. E plagosura po transportohet për në spitalin rajonal.

 

 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja i ka dalë para mjetit.

 

Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.