Pamjet nga helikopteri I Guardia Di Finanza tregojnë motoskafët e autoriteteve italiane që rrethojnë anijen “Atlas” dhe më pas zhytësit që dërgohen aty për ta inspektuar atë.

 

Pas një kontrolli të hollësishëm ata kanë gjetur pako me drogë të mbështjellë me qese plastikë të zezë në kanalet e ventilimit të anijes.

Në total janë gjetur 570 pako me peshë 850 kg.

 

Anija iu nënshtrua kontrolleve të mëtejshme dje ndërsa asnjë nga marinarët në bord nuk u arrestua.

“Atlas” ishte nisur nga Santos i Brazilit më 23 mars dhe mbërriti në Venecia më 17 prill dhe mban flamurin e Liberisë.