Policia e Kosovës ka nën kontroll të gjithë perimetin edhe të Manastirit në Banjskë të Zveçanit por edhe të gjithë fshatit për shkak të pranisë së madhe të saj.

 

Sipas Klan Kosova, po ashtu edhe një grup i disa makinave të blinduara të EULEX-it ka shkuar atje, ndërkaq grupet e policisë shkencore janë duke e kryer punën e tyre.

 

Për më tepër, një grup i pelegrinëve kanë ngelur gjatë gjithë kohës në manastir dhe ende janë aty.