Një fushatë e gjerë promovimi ka nisur në Rusi duke u bërë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e ushtrisë.

 

Ajo vjen pasi forcat e armatosura ruse thuhet se kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë luftuar për të bërë përparim në Ukrainë më shumë se një vit pasi e pushtuan atë.

 

Ministria e Mbrojtjes në Moskë publikoi pamje duke u bërë thirrje rusëve që të heqin dorë nga punët e tyre civile në favor të një kontrate me ushtrinë.

 

“Ti je burrë. Bëhu burrë!,” thotë reklama.

 

Videoja paraqet një roje supermarketi, një instruktor fitnesi dhe një shofer taksie, të gjithë të zhgënjyer nga jeta aktuale që gjejnë zgjidhje duke u bërë pjesë e ushtrisë.

 

Aty premtohet një pagë mujore prej të paktën 204,000 rubla (2,500 dollarë; 2,000 £), katër herë më shumë se mesatarja e Rusisë.