Pronarët e një shtëpie që u përfshi nga një zjarr shkatërrues, u shpëtuan nga qentë e tyre që lehnin.

 

 

Flakë të mëdha përfshinë një pronë në Essex në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe çifti që ndodhej brenda arriti të shpëtonte, pasi u zgjuan nga dy Chihuahua-t e tyre heroikë.

 

Fqinjët e tmerruar kanë treguar se pas shkapërthimit të zjarrit, ata u gjendën në një “det portokalli” në fshatin Takeley, afër aeroportit Stansted.

 

 

Zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje në rrugën Dunmow pak para orës 2:45 të mëngjesit dhe arritën të shuanin zjarrin. Fotot tregojnë pasojat që shkaktoi ky zjarr dhe dëmet e mëdha.

 

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Essex thotë se shtëpia është bërë e pabanueshme për shkak të dëmtimit.

 

Menaxheri i stacionit Terry Maher tha: “Pronarët u lajmëruan për zjarrin nga lehja e qenve të tyre në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri filloi në ndërtesë në pjesën e pasme të pronës dhe u përhap shpejt në çatinë e shtëpisë. Ekuipazhet punuan jashtëzakonisht shumë, veçanërisht për shkak të furnizimit të kufizuar me ujë dhe bënë një punë fantastike për të shpëtuar pronën dhe kuajt që ishin në një stallë aty pranë. Do të doja të falënderoja gjithashtu Shërbimin Zjarrfikës të Aeroportit Stansted që ishte në gjendje të na mbështeste.