Familja e Paul Mason, i cili u sulmua fatalisht pasi u akuzua gabimisht se kishte vjedhur një celular nga Steven Allan, thanë sot se dënimi me 3 vjet e nëntë muaj burg është “ofendues ndaj nesh, ndaj kujtimit të Paul dhe ndaj shoqërisë”.

 

Në pamje janë regjistruar momentet kur sulmuesi ‘idiot’ qëlloi për vdekje me gushte një bankier të moshuar duke besuar gabimisht se ishte përgjegjës për vjedhjen e një celulari, jashtë një restoranti luksoz në Londër.

 

 

Elektriçisti i dehur Steven Allan besonte se Paul Mason kishte marrë celularin e mikut të tij, teksa dilte nga bari Ivy Club në qendër të Londrës.

 

52-vjeçari, drejtues në Bankën Kombëtare të Katarit, u sulmua në rrugë pasi kishte kaluar mbrëmjen me miq në klubin privat në Londër më 15 dhjetor 2020.

 

Sot policia publikoi pamjet e sulmit  ku tregohet sesi Allan iu afrua Mason, dhe tenton t’i marrë celularin nga dora.

 

Ai godet Mason i cili rrëzohet dhe tenton të largohet, por Allan e godet edhe një herë të dytë.

 

Sapo viktima ngrihet në këmbë i akuzuari e godet përsëri duke e lënë në trotuar pa ndjenja.

 

Mason pësoi plagë serioze në kokë, nga të cilat vdiq gjashtë muaj më vonë.

 

35 vjeçari Allan, pranoi akuzën e vrasjes nga pakujdesia por i shpëtoi akuzës serioze të vrasjes, duke u dënuar vetëm me tre vjet e nëntë muaj burg.

 

Duke dhënë dënimin Michael Topolski tha: “Rrethanat e jashtëzakonshme dhe tragjike bënë që i akuzuari të shkaktonte vdekjen e një kalimtari të pafajshëm.”

 

Por pas gjyqit motra e Mason, Rachel, tha se ishte “e shtangur”.

 

“Kjo është ofenduese për kujtimin e Paul dhe për të gjithë shoqërinë. Ai nuk vdiq nga një grusht i vetëm, ai e qëlloi tre herë, një dhunë e tillë në publik e nxitur nga konsumi i alkoolit nuk mund të dënohet me tre vjet e nëntë muaj. Çfarë mesazhi përçon kjo te shoqëria?

 

“Ne jemi ende të traumatizuar, kjo na e bën më të vështirë dhimbjen”.