Policia ka ndaluar një 32-vjeçar rumun në Rinas pasi nuk ka deklaurar një shumë prej 18 500 paundësh.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C.

 

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

 

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.