Policia italiane në komunën e Savignanos ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë.

 

 

Gjatë kontrollit fizik të riut i janë gjetur në një mbështjellëse plastike rreth 50 gramë kokainë, ndërsa gjatë kontrolleve në banesë u zbuluan sasi më të mëdha droge.

 

 

Në banesën e tij u gjet një sasi mbi 5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, 500 gramë heroinë si dhe shuma prej 48.420,00 euro dhe materiale të shumta për ambalazhimin e droëgs.

 

Sakaq, i riu shqiptar është lënë në paraburgim nga prokuroria italiane, ndërsa pritet të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.