Të tjera detaje zbardhen lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit Stivens Toshkesi në kryeqytet pak ditë më parë, I qëlluar me hanxhar nga një bashkëmoshatar i tij shumë pranë banesës.

 

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar 18 vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj. Sipas të dhënave të bëra publike në media, ka qenë pikërisht Hoxhaj ai që ka qëlluar me hanxhar ndaj të riut duke i marr jetën, ndërkohë që Maze mbante të bllokuar në makinë shokun e viktimës, në mënyrë që ai të mos mundej të zbriste për të dhënë ndihmë.

 

Ashtu sikurse është deklaruar nga policia konflikti ka patur në qendër një vajzë, ndërkohë që sipas Balkanweb, viktima e ka patur konfliktin me një tjetër person, pikërisht 18-vjeçari Arbër Murataj, djali i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë.

 

Shkak i konfliktit midis Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkesit ishte një vajzë, me të cilën Toshkesi ishte i lidhur. Balkanëeb, që citon burimeve policore dhe nga grupi hetimor, bën me dije se Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesin për t’u sqaruar. Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.

 

Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. Pra, sipas hetimeve dy muaj më parë ka zanafillën konflikti, ku Toshkesi është plagosur me hanxhar dhe më pas në 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbër Muratajn, personin me të cilin Toshkesi kishte konfliktin dhe me të cilin ishte konfliktuar edhe dy muaj më parë, ku edhe kishte mbetur i plagosur me hanxhar. Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.