Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, gjatë takimit me përfaqësues të biznesit në Elbasan tha se, rritja e pagave për punonjësit është një prioritet kombëtar i përbashkët.

Manjani theksoi se, nisma e qeverisë për rritjen e pagës minimale, por dhe reformimi i sistemit të pagave, kanë në fokus për ta bërë tregun më tërheqës dhe krahun e punës më të mirëpaguar kudo në vend.

“Kjo është një politikë e mirë studiuar nga MFE dhe vjen në vijueshmëri të gjitha masave që mori qeveria gatë vitit 2022, siç ishin 2 paketat e rezistencës, paketat e bonuseve, indeksimi i pensioneve dhe gjithë mbështetja që qeveria dha për shtresat në nevojë për të përballuar goditjet e rritjes së çmimi nga lufta ne Ukrainë”, tha ajo.

Manjani theksoi se, “rritja e pagës minimale në këtë moment është një politikë mbështetëse e qëndrueshme për të ruajtur nivelin e konsumit dhe standardet e jetesës”.

Sipas saj, rritja e pagës minimale edhe gjatë vitit që vjen për të arritur në nivelin 450 mijë lekë, është një rritje e planifikuar dhe do të ndihmojë bizneset dhe sipërmarrjet që ta reflektojnë atë në planet e tyre afatgjata.