Eksploruesit e detit të thellë kanë gjetur rrënojat e një anije transporti japoneze që u fundos në brigjet e Filipineve.

 

Në atë ngjarje pothuajse 1000 ushtarë dhe civilë australianë vdiqën në Luftën e Dytë Botërore.

 

Kjo është fatkeqësia më e keqe detare në historinë australiane. Një nëndetëse amerikane e përmbysi anijen, duke mos ditur se ajo ishte plot me të burgosur të kapur në Papua Guinea e Re. Anija “Montevideo Maru” u mbyt në korrik 1942.

 

Rreth 979 australianë vdiqën, së bashku me 33 marinarë norvegjezë dhe 20 roje dhe ekuipazh japonez.