Forcat turke të sigurisë neutralizuan gjithsej 16 terroristë të PKK/YPG-së në Irakun verior dhe Sirinë veriore, tha sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit.
Ministria tha në X se 14 terroristë të PKK-së u zbuluan në rajonet Hakurk dhe Metina të Irakut verior dhe u neutralizuan nga Forcat e Armatosura Turke.
Dy terroristët e tjerë të PKK/YPG-së u neutralizuan në zonën e operacionit Mburoja e Eufratit në veri të Sirisë, shtoi ministria.
“Operacionet do të vazhdojnë me vendosmëri për të eliminuar terrorizmin në burimin e tij”, thuhet më tej.
Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së./aa