Një 52-vjecar është arrestuar në Dimal të Beratit, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

 

 

 

Gjatë kontrollit fizik në banesën e shtetasit me iniciale K.T., policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, pa leje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Garden”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

 

Mbante në banesë, një armë zjarri pushkë, si rezultat i inteligjencës informative arrestohet në flagrancë 52-vjeçari dhe i sekuestrohet arma që e mbante pa leje.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve të organizuara bazuar në inteligjencën informative, për një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garden”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 52 vjeç, banues në lagjen “28 nëntori”, Dimal.

 

Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, të cilën ky shtetas e mbante pa leje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.