Familjari i dy viktimave që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shtunën mbrëma në Pejë, Milaim Ademaj ka dhënë një deklaratë për mediat kosovare, ku ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.

 

Ai ka thënë se rreth dy orë i kanë kërkuar trupat e tyre, teksa shtoi se mezi i kanë shpëtuar dy fëmijët e tjerë.

 

“Një orë e gjysmë dy orë, ka qenë tmerr”.

 

“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari. Ai theksoi se dy fëmijët janë në gjendje të mirë.

 

Kujtojmë se të shtunën mbrëma, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Pejë.

 

Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.