Policia ka shpallur në kërkim Arber Murataj, djali i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë.

 

Autoritetet kërkojnë që të marrin në pyetje Arber Muratajn për vrasjen e me thikë të Stiven Toshkesi, pak ditë më parë në Tiranë.

 

Sipas informacioneve, Arbër Murataj ka qenë personi që ka patur konflikt me të riun, për shkak të një vajze që ishte i lidhur Stiven Toshkesi.

 

Policia bën me dije se ka kryer kontrollit fizik në banesën e 18-vjeçarit, por nuk e ka gjetur. Gjatë kontrollit në banesë është gjetur edhe një sasi kanabisi dhe është arrestuar kushëriri i Arbër Murataj, i cili ndodhej në banesë.

 

NGJARJA

 

20-vjeçaritStiven Toshkesi u vra më 18 prill në afërsi të banesës, ku autorët i bënë pritë. Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Për ngjarjen janë arrestuar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ku ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me hanxhar 19-vjeçarin Stiven Toshkesi duke i sjellë edhe vdekjen, ndërsa 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të ndalonte personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin.

 

Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin. Grupi hetimor se 19-vjeçari Stiven Toshkesi konfliktin e ka pasur pikërisht me Arbër Muratajn dhe jo me dy 18-vjeçarët e arrestuar.

 

Shkak i konfliktit midis Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkesit ishte një vajzë, me të cilën Toshkesi ishte i lidhur. Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesin për t’u sqaruar. Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbër Murataj.

 

Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. Pra, sipas hetimeve dy muaj më parë ka zanafillën konflikti, ku Toshkesi është plagosur me hanxhar dhe më pas në 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbër Muratajn, personin me të cilin Toshkesi kishte konfliktin dhe me të cilin ishte konfliktuar edhe dy muaj më parë, ku edhe kishte mbetur i plagosur me hanxhar.

 

Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.