Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona ditën e sotme për vepra të ndryshme penale që përfshijnë, dhunë, vjedhje dhe drejtim të mjetit n♪7 gjendje të dehur.

 

 

Midis tyre janë arrestuar dy të rinj, nën akuzën e vjedhjes ndaj banesës së një shtetasi.

 

Policia e Tiranës bën me dije se autorët janë G.S., 23-vjeç dhe një i mitur 17-vcjeçar, të cilit nuk i janë bërë të ditur inicialet. Ata anë vjedhur pajisje të ndryshme shtëpiake në banesën e shtetasit me iniciale O.K.

 

Njoftimi i policisë:

 

Tiranë/Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. S., 23 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të mitur, kanë vjedhur në banesën e shtetasit O. K., pajisje të ndryshme shtëpiake, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Z. C., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin B. H., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

 

– D. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

 

– H. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest  në shtëpi”.

 

 

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit:

 

M., 44 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 33 vjeçe, është larguar nga banesa, së bashku me djalin e tyre;

H., e cila ka kallëzuar se është është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç;

T., i cili ka kallëzuar se është është larguar nga banesa, djali i tij 16 vjeç (shok i djalit të shtetases E. H).

 

Më datë 31.01.2023, në mbrëmje, në një farmaci në rrugën “Teodor Keko”, një person i paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.