Bebe Rexha ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim Snoop Dogg.

 

“Satellite” titullohet kënga e artistes shqiptare me reperin legjendar e cila u publikua të enjten së bashku me një video animacion, në të cilën ata shfaqen duke u transportuar në hapësirën e jashtme pasi kanë tymosur disa gjethe marihuane.

“Mbrëmë u ngjita më lart se sateliti/ Mora një biletë me një drejtim/ Është një mision me një njeri në parajsë”, këndohet në refrenin e kësaj kënge nga Bebe Rexha.

 

 

Sipas interpretuese së hitit “I’m Good (Blue)”, marihuana në fakt luajti një rol të madh në procesin krijues të këngës dhe videos.

 

“Të punosh me Snoop është një ëndërr”, tha Bebe Rexha në një intervistë për revistën People, duke shpjeguar se fillimisht ia dërgoi demon e këngës “Satellite” reperit Snoop Dogg përmes Instagramit.

“Ai më thirri në orën 7:00 të mëngjesit të nesërmen duke thënë: Kontrollo e-mailin tënd. Ti ke një e-mail”, tha 33-vjeçarja.

 

Ai kishte dërguar në e-mail rupturën e këngës, gjë që e emocionoi tej mase këngëtaren shqiptare për këtë bashkëpunim. Kur erdhi koha për të xhiruar klipin, Snoop u shfaq në disa sekonda duke tymosur marijuanë bashkë me Bebe Rexhën.

 

“Ai thotë: ‘Duhet të provosh vetëm një tim’, dhe unë thashë: ‘Tani për tani, në xhirimin e klipit? Unë do të dukem ‘e dehur’ në video. Ai tha, ‘Vetëm provoje’ dhe unë thashë, ‘Në rregull’”, thotë ajo.

“Unë e tymosa dhe u ngrita aq lart me Snoop Dogg”, kujtoi artistja shqiptare.

Rexha publikoi një video duke tymosur marihuanë me Snoop Dogg javën e kaluar në Instagram duke paralajmëruar publikimin e bashkëpunimit “Satellite” shumica e ndjekësve të saj ishin të emocionuar – përveç ndoshta njërit.

 

“Babai im më thirri dhe më tha: ‘Çfarë po bën? Pse po pi tymos në një video të publikuar në internet? A je e çmendur?’”, kujton ajo. “Unë thashë: ‘Babi, është Snoop Dogg. Nëse tymos me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg’”.

 

Kënga “Satellite” është pjesë e albumit të ri të Bebe Rexhës, titulluar “Bebe”, i cili do të publikohet i plotë më 28 prill.